Ambasada Amerikane në Kosovë uron Kurban Bajramin në shqip

Prishtinë | 20 Kor 2021 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Ambasada Amerikane në Kosovë ka uruar festën e Kurban Bajramit për të gjithë kosovarët që festojnë.

Fillimin e urimit e ka bërë në gjuhën shqipe.

“Me Fat Kurban Bajrami”, thuhet në urimin e tyre në rrjetin social Fcebook.

Tutje, ambasada e ka vazhduar shkrimin uruar një festë të shëndetshme.

“Me Fat Kurban Bajrami, Bayramınız Kutlu Olsun, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Eid Mubarak: Të gjithë kosovarëve që festojnë, duke ju uruar juve dhe familjeve tuaja një festë të shëndetshme, të gëzuar”, thuhet në urimin e ambasadës.

Të ngjashme