Ambasada e Kosovës në Amerikë: Pavarësia e Kosovës u vlerësua si e ligjshme 11 vjet më parë

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë 11 vjet prej kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka marrë vendimin për të njohur Pavarësinë e Kosovës.

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kujtuar këtë ditë me një shkrim në Twitter.

“11 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka dalë në përfundim se ‘Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e miratuar më 17 shkurt 2008 nuk është e shkel ligjin ndërkombëtar’”, kanë shkruar në raportim.

Të ngjashme