Ambasadori turk uron myftiun Tërnava

Prishtinë | 20 Kor 2021 | 11:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, ka uruar myftiun Naim Tërnava për festën e Kurban Bajramit, gjatë një vizite në Bashkësinë Islame të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e BIK ka organizuar pritje përurimi, ku zyrtarë të shumtë kanë ardhur për vizitë.

Myftiu Tërnava,  gjatë ditës uroi besimtarët myslimanë për këtë festë dhe ftoi qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat kundër Coronavirusit, pasi siç u shpreh, “virusi është ende në mesin tonë”.

Të ngjashme