Arrestohen dy persona në Pejë, sulmuan fizikisht policët

Prishtinë | 20 Kor 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar ditën e diel në Pejë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rastin ka ndodhur në Rrugën “Eliot Engel”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit fillimisht kanë penguar dhe më pas kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë të cilët ishin në rregullim të komunikacionit. Njëri nga viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme