Autobusët duhet të kenë nga 3 shoferë në linja të gjata

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Gjysmën e jetës e kaloi nëpër rrugët e Evropës. Por, Mensur Mikullovci që vozit autobusë të agjencioneve të ndryshme në linja ndërkombëtare, nuk u aksidentua asnjëherë.

59-vjeçari thotë se u mërzit fort kur dëgjoi lajmin se ish-kolegun e tij e zuri gjumi në timon dhe dyshohet se shkaktoi vdekjen e dhjetë personave të dielën, por që fajëson dikë tjetër për shkaqet që quan deri tek kjo ngjarje e kobshme.

Mikullovci thotë se agjencionet turistike nuk i përfillin as 5 % të të drejtave të shoferëve, pasi që në relacione të gjata siç ishte ai i së dielës, duhet të ndërrohen 3 shoferë.

Të ngjashme