Azemi: Punëtorët e sektorit privat në gjendje të mjerueshme

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 10:06 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka mbajtur protestën në shenjë pakënaqësie me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat, raporton Ekonomia Online.

Marshi protestues ka vazhduar nga selia e BSPK-së drejt sheshit “Skënderbeu”. Ndërsa mbanin në duar pankarta me kërkesat e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat ka thënë se Problemet po mundohen t’i zgjidhin me dialog, por nëse nuk zgjidhen ai paralajmëroi masa tjera sindikale.

Ai në fillim të fjalimit të tij ka kërkuar një minutë heshtje për të nderuar të gjithë punëtorët që kanë vdekur në vendin e punës.

“Arsyet e këtij veprimi janë pakënaqësitë e punëtorëve dhe ato konsiderohen edhe skllavëruese. Për faktin që shumica e punëtorëve s’e kanë të drejtën e punës, pra nuk kanë kontratë të punës dhe që nga viti 2011 paga minimale në sektorin privat është deri në 170 euro. A është mëkat që një vend në dy sektorë të ndryshme punëtore kanë kaq dallime të mëdha, pra dallim i madh është nga sektori privat dhe i shtetit”, ka shtuar Azemi.

Më pas ai shpalosi të gjitha kërkesat e tyre karshi institucioneve, duke kërkuar që të merren seriozisht dhe të reflektohet.

Po ashtu  nënkryetari, Avni Ajdini ka thënë se është duke u definuar një politikë kundër punëtorit, kundër ekonomisë së shtetit tonë sepse sipas tij pa punëtorë nuk ka ekonomi.

“Na ka sjellë politika jo korrekt, e të korruptuara në këtë gjendje. Nuk ka siguri në klasën punëtore. Vetëm prej vitit të ri kemi shtatë vdekje të punëtorëve në vendin e punës. Nuk funksionojnë gjykatat sepse ka kthyer 73 punëtorë të KEDS në punë, ndërsa pronari nuk i kthen. Pra, shtetit nuk po funksionon. Nuk ka siguri në punë, shikoni ndërtimtarinë se si punojnë pa mbrojtëse, prandaj bëhen fatalitet. Këtu nuk i kanë fajet qeveritarët, nepotizmi dhe korrupsioni janë në kulminacion. Shteti nuk zhvillohet duke vjedhë popullin, por duke u zhvilluar ekonomia”, ka thënë Ajdini.

Kërkesat e sektorit privat mbeten, të zbritet stazhi i punës nga 15 në 10 vjet, të formohet gjykata e punës, të zbatohet ligji i punës  dhe marrëveshja kolektive. Ndihmoni ne parandalimin e vdekjeve ne vendet e punës. Page minimale të 300 euro. Të paguhet stazhi i punës si në sektorin publik ashtu edhe privat, si dhe të zbatohet ligji mbi sigurinë dhe shëndetin në punë.

Të ngjashme