BE-ja do të investojë 2 milionë € në Janjevë, Szunyog e cilëson vend me rëndësi për turizmin

Janjevë | 14 Qer 2021 | 13:25 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkimi Evropian (BE), do të investojë 2 milionë euro në rindërtimin e 14 shtëpive në Janjevë në mënyrë që të ruhet trashëgimia kulturore në këtë vend, është zotuar shefi i këtij misioni, Tomas Szunyog, raporton Ekonomia Online.

Madje ai u zotua se ky vend do të jetë shembull i zhvillimit edhe për qytetet e tjera, duke e cilësuar me rëndësi për turizmin.

“Kemi ardhur këtu që të vizitojmë këtë pjesë, sepse është një vend i veçantë dhe multi-kulturor, dhe kulturën këtu. E pamë për së afërmi situatën infrastrukturore dhe gjendjen e këtij komuniteti dhe ne duam ta ruajmë këtë pjesë dhe këtë vend sepse kjo i jep rëndësi turizmit të Kosovës”.

“…ne duam ta financojmë këtë vend andaj planifikojmë të ndajmë 2 milionë euro që do ndahen nga vizita që kemi bërë këtyre shtëpive dhe vendeve, nuk është larg Prishtinës dhe jemi të gjithë bashkë në këtë projekt që Janjeva të bëhet shembull i zhvillimeve të mira”, tha ai.

Ulrika Richardson, koordinatore e OKB-së në Kosovë, tha se ky vend ka shumë potencial për zhvillim të turizmit, sepse është vend atraktiv dhe se duhet që të investohet më shumë.

“Infrastruktura ka shumë rëndësi dhe mbrojtjen e të gjitha aspekteve sepse ka shumë potenciale që e bëjnë Janjevën e bukur dhe është një vend atraktiv dhe tërheqës”, tha Richardson.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se në këtë projekt parashihet që të rindërtohen 14 shtëpi.

“Patëm mundësi që të shihnim Janjevën dhe të prezantojmë projektin e rindërtimit  të 14 shtëpive. Projekt i financuar nga BE-ja dhe mendoj që me një trajtim të hollësishëm do të kishim një mbrojtje të mjedisit shumë të mirë”, tha Aliu.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se zhvillimi i këtyre objekteve ka shumë rëndësi duke cilësuar Janjevën një vend që ka monumente për të cilat ia vlen të investohet.

“Është kënaqësi që t’i ndërtojmë këto objekte që do të ndikojnë në ruajtjen e këtyre monumenteve dhe u shprehim gatishmërinë në të gjitha pikëpamjet që synimet të realizohen”, tha Ahmeti.

Nora Arapi nga ministria e Kulturës, tha se është e nevojshme të ruhen këto vende, raporton EO.

“Vlerat e këtyre monumenteve duhet të ruhen me patjetër, andaj ne si ministri premtojmë që do kontribuojmë në këtë projekt”, tha Arapi.

Të ngjashme