Bie numri i pacientëve me Covid të shtrirë në spitale, kjo është gjendja e tyre

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 10 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 34 të tjerë post-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga ky Shërbim.

Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid,  sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spital i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme