Burri nga Rahoveci e ngacmon seksualisht një grua në rrugë, arrestohet

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar një person i cili ka ngacmuar seksualisht një grua, derisa ajo ishte duke ecur në rrugë.

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rahovec 10.01.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare gjersa ajo ishte duke ecur në rrugë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme