Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se dhunoi seksualisht shtetasen e huaj që ishte e vetme në shtëpi

Prishtinë | 23 Kor 2021 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

J.S, i akuzuari se dhunoi seksualisht një shtetase të huaj pasi ishte e vetme në shtëpi, është deklaruar i pafajshëm në shqyrtimin fillestar të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Naim Beka, i akuzuari nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.

Në këto rrethana, gjykatësi Radosllav Markoviq e ka njoftuar atë me të drejtën e tij për të kundërshtuar provat dhe për të kërkuar hedhjen e aktakuzës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 30 maj 2019, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit J.S me arsyetimin se ka kryer veprën penale “dhunimi”, nga neni 230 par.3 nën par.3 lidhur më par.1 të Kodit Penal.

Sipas aktakuzës, më 2 shtator 2017, rreth orës 21:20 minuta, në dhomën e fjetjes në katin e dytë të shtëpisë së të dashurit të saj V.V, i pandehuri pa pëlqimin e saj kishte kryer aktin seksual me të dëmtuarën M.M, shtetase e huaja.

Sipas aktakuzës duke e shfrytëzuar rastin kur e dëmtuara kishte qenë vetëm e pambrojtur dhe në ambient të panjohur, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara kishte qenë vetëm meqenëse i dashuri i saj V.V kishte qenë në punë në Prishtinë, ashtu që në shtëpinë e V.V ashtu që në fshat nuk kishte pasur fare rrymë elektrike i pandehuri kishte përfituar nga rasti kinse po përkujdeset për të dëmtuarën dhe kishte marrë një qiri në katin përdhes në shtëpinë e V.V.

Në aktin akuzës thuhet se i pandehuri kishte shkuar në katin e parë ku kishte qenë dhoma e V.V, duke qenë në dijeni se e dëmtuara M.M ndodhej e vetme e kishte lenë qirinj në dhomën e të dëmtuarës dhe e dëmtuara në shenjë falënderimi e kishte përshëndetur me dorë, i pandehuri fare nuk ia kishte lëshuar dorën.

Sipas aktakuzës, i akuzuari pastaj e kishte puthur në buzë por e dëmtuara e kishte refuzuar, pastaj kishte vazhduar duke e puthur dhe ledhatuar. Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri ia kishte larguar çarçafin prej trupit të dëmtuarës me të cilin ajo kishte qenë e mbeshtjellur dhe pastaj kishte kryer aktin seksual.

Të ngjashme