Dështon shënimi i Ditës së Ashkalive, Kurti thotë se nuk do të ndahen mjete pa respektuar procedurat

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 16:07 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e shënimit të Ditës së komunitetit Ashkali, Zyra për Çështje të Komuniteteve organizoi një koktej rasti, por që ky organizim ka dështuar për shkak të bojkotit nga deputet dhe përfaqësues të këtij komuniteti, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti, shprehu keqardhje që deputeti nga radhët e komunitetit ashkali Etem Arifi dhe disa përfaqësues të disa organizatave kanë bojkotuar këtë koktej për shkak të disa mosmarrëveshjeve.

Kurti ka thënë se nuk do të ndahen mjete për komunitetet pa respektuar procedurat.

“Ne Kosovë kultivojmë diversitetin si pasuri dhe qytetarët të trajtohen pa diskriminim pa privilegje. Komuniteti ashkali është i sulmuar nga varfërisë dhe papunësia të cilat duhet të zbutën nga Qeveria jonë. Do të ndihmojmë ata që kanë nevojat më të mëdha”.

“Shpreh keqardhje qe deputeti i Kuvendit nga komuniteti ashkali Etem Arifi dhe disa përfaqësues për shkak të një mosdakordimi mes nesh s’mund të vazhdojmë praktikën e qeverisë së kaluara ku me një lloj marrëveshje u jepen mjete prej mijëra eurove pa thirrje publike komuniteteve të veçanta”.

“Dëshirojmë të ndihmojmë më shumë se më herët, por s’mund të shkelim procedurat, s’mund të japim 10 mijë euro apo 12 mijë euro me marrëveshje pa thirrje publike.”

 “Ata s’janë pjesëmarrës këto ushqime nuk do t’i hamë ne do t’i mbështjellim dhe do japim komunitetit ashkali”, tha ai

I pranishëm ishte edhe ministri për Kthim dhe Komunitet Dalibor Jevtiq, i cili u garantoi mbështetje komuniteteve në zgjidhjen e problemeve, raporton EO.

“Ministria për Kthim në periudhën e kaluar ka pasur rast që me institucionet e tjera vendore dhe ndërkombëtare të punojnë në zgjidhjen e problemeve që pakicat të kenë kushtet më të mira për jetë normale”, tha ai.

Të ngjashme