Dogana sekuestron mbi 500 litra pije alkoholike dhe rreth 2000 litra pije joalkoholike

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovë pas një hetimi disa ditor ka arritur që të sekuestrojë sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike si dhe parave të falsifikuara në rajonin e Perendimit.

Njoftimi plotë:

Kapen mbi 500 litra pije alkoholike dhe rreth 2000 litra pije joalkoholike
Dogana e Kosovë pas një hetimi disa ditor ka arritur që të sekuestroj sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike si dhe parave të falsifikuara në rajonin e Perendimit.

Operacioni ka filluar sot rreth orës 13:00 në Rogovë të Hasit dhe në Xërxë. Objekt kontrolli kanë qenë 10 lokacione të dyshimta për prezencë të mallrave pa mbulesë.

Mallrat e sekustruara janë pije alkoolike të llojeve të ndryshme si: Jack Daniels, Jagermeister, Smirnof, Ballantimes, Gordon’s, Vodka , birra dhe verëra te ndryshme si dhe nje sasi e konsiderueshme e pijeve jo alkoolike.
Derisa gjatë kontrollimi janë hasur në para falsikuara, respektivisht monedha. Rasti I parave ë falsifikura i eshtë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të metutjeshme hetimore.

Dogana fton qytetarët të lajmërojnë raste përmes 080050095 ose rrjeteve sociale.

Të ngjashme