Donika Gërvalla shpreh mirënjohjen ndaj autoriteteve kroate për reagimin pas aksidentit

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, është shprehur se ndihet thellësisht mirënjohëse ndaj homologut të saj kroat, Gordan Grilic Radman, për ndihmën e qeverisë kroate për viktimat e tragjedisë ku humbën jetën dhjetë pasagjerë kosovarë dhe u lënduan 44 të tjerë të cilët gjendeshin në autobusin e aksidentuar, që po udhëtonte nga Gjermania në Kosovë.

“I jam thellësisht mirënjohëse mikut dhe kolegut tim Grlic Radman për përpjekjet e tij dhe për të gjithë ndihmën e rëndësishme nga qeveria dhe autoritetet e Kroacisë për viktimat e kësaj tragjedie”.

“Kosova dhe Kroacia po punojnë ngusht për të ndihmuar viktimat”, ka shkruar Gërvalla Schwarz në Twitter.

Të ngjashme