Dy vdekje të dyshimta gjatë 24 orëve të fundit

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në vend. Njëra ka ndodhur në Prishtinë, e tjetra në Kamenicë, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se një grua është gjetur e vdekur mbrëmë rreth orës 23:00.

“Prishtinë, 20.07.2021 – 23:05. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete.  Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Edhe në Kamenicë është gjetur i vdekur një person. Ai është dërguar në emergjencë, ku nga mjeku ëhstë konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

“Kamenicë, 20.07.2021 . Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencën e Kamenicës, ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, ka njoftuar Policia.

Të ngjashme