Edhe Vetëvendosje mbështet protestën për Haradinajn

Prishtinë | 06 Jan 2017 | 11:29 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar të gjithë mbështetësit e kryetarit të saj, Ramush Haradinaj që të dalin sot nga ora 13 te obelisku i New Born-it për të vazhduar pastaj me marsh paqësor deri te selia e ambasadës franceze në Prishtinë.

Përveç Nismës për Kosovën dhe veteranëve të UÇK-së, mbështetje për këtë protestë ka shprehur edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Këtë e ka konfirmuar zyrtari për media nga Lëvizja Vetëvendosje, Shkodran Hoti.

Kujtojmë se Haradinaj është ndaluar të mërkurën nga autoritetet franceze në aeroportin e Bazelit, me një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme