Familjarët me emocione të përziera, presin në aeroport të mbijetuarit në aksidentin në Kroaci

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 21:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Familjarë kanë pritur të mbijetuarit në aksidentin në Kroaci në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari. Ata u shprehën se kanë emocione të përziera, raporton Ekonomia Online.

Në vend të ngjarjes janë tri autoambulanca, si dhe kabineti i kryeminstrit Albin Kurti.

Sylë Gashi nga Komuna e Deçanit, i cili ka pritur kunatën dhe djalin e vëllait, të cilët janë të mbijetuarit në aksidentin, ka shprehur ngushëllime familjarëve që kanë humbur më të dashurit e tyre gjatë aksidentit.

Gashi ka folur edhe për shoferin, derisa theksoi se ai ka qenë shumë i aftë pasi që ky edhe vetë më parë ka udhëtuar me të njëjtin autobus dhe ngasës.

“Jam tu e prit kunatën, gruan e vëllait dhe djalin e vllait janë kanë në atë autobus kanë pasur fat dhe kanë pshtue. Kam dhimbje edhe për të tjerët, janë lënduar pak por kanë shpëtuar. Si kam ndi jo vetëm unë, si kemi ndi se autobusi sepse me autobus kam udhëtuar edhe vet dhe ai shofer ka qenë më i afti aty, por tash më dhimben këta që kanë shkuar. Unë po i dëgjoj disa duke folur sepse ai nuk e ka bërë me qëllim”.

Qemajl Zeka, babai i njërës nga të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci, tha se pavarësisht që vajza e tij ka shpëtuar, emocionet janë të përziera.

Ai tha se lajmin e ka marr vesh nga vajza e tij e cila e ka telefonuar, por që nuk i ka treguar fillimisht se ka të vdekur.

“Kam ardhur me prit vajzën e cila ka qenë në autobusin që ka qenë t’u ardhë prej Gjermanisë, së pari ju shprehu ngushëllime familjarëve, sepse edhe ne që fëmija jem ka shpëtuar ndjenjat janë të përziera. Vajza më ka telefonuar pas gjysmë ore, ajo nuk e ka bërë alarmante nuk më ka treguar që ka viktima. Nuk kam ditë çka me mendua dhe më ka shku mendja te më e keqja. Tani ndihemi më të relaksuar dhe e kemi marr veten”.

Ndryshe, si pasojë e aksidentit të së dielës, kanë vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar të martën për lirimin nga spitali të 26 personave të plagosur në aksident derisa ka thënë se 15 persona janë duke u trajtuar ende.

Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Disa nga personat e plagosur do të vazhdojnë të trajtohen në shtetin e Kroacisë, disa do të kthehen në Gjermani, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, ku njëri nga shoferët ka vdekur. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Shoferit të autobusit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

No description available.
No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme