Fillojnë përgatitjet për koncertin e Ritës

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 14:19 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kanë filluar përgatitjet për koncertin e këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Ora.

Në pamjet që sjellë Ekonomia Online, shihet që në skenën ku do të performoj këngëtarja kosovare me famë botërore, kanë filluar përgatitjet. Stafi i këngëtares janë duke testuar instrumentet muzikore.

Skena ku pritet të performoj Rita Ora është vendosur në sheshin “Skënderbeu”, përballë teatrit kombëtar, në Prishtinë, transmeton EO.

Ndërkaq Ora ka mbërritur në Prishtinë sot, ku edhe pritet të dalë në konferencë në orën 15:00, më pas ajo do të pritet nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Të ngjashme