Gashi priti në takim Menaxheren e Programit të ICITAP-it, Riffe

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 15:52 | Nga

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim Menaxheren e Programit të ICITAP-it, Kimberly Riffe, të shoqëruar me stafin e lartë të ICITAP në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Republikën e Kosovës.

Gashi falënderoi Riffe për mbështetjen e ofruar dhe mirëpret angazhimin e tyre te mëtutjeshëm.

Në anën tjetër Riffe konfirmoi gatishmërinë e ICITAP-it për ndihmë të mëtutjeshme në ngritjen e kapaciteteve të organeve të zbatimit të ligjit, me qëllim të rritjes së ambientit të sigurt dhe besimit të ndërsjellë mes komuniteteve.

Te dy palët u pajtuan të vazhdojnë me takime të rregullta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme