Gjendet e vdekur një 37 vjeçare në Lipjan

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Një femër e moshës 37 vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit.

Kështu bëri të ditur Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, femër, 37 vjeçare”.

“Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

Të ngjashme