Gjilan, Haziri i alarmuar pasi u paraqitën 61 raste të reja me Coronavirus

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Pas konfirmimit të 61 rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Gjilan, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka thënë se ky është alarm për kujdes të shtuar.

Kreu i Gjilanit njoftoi se gjatë ditës ka marrë konfirmimin se 34 persona të shëruar nga virusi.

“61 rastet e reja të infeksionit me COVID-19 në Gjilan janë alarm për kujdes të shtuar nga të gjithë. Apeloj qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskave dhe distancën sociale. Edhe më tutje po luftojmë me të panjohurën”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, numri rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan është 358.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme