Glauk Konjufca uron Distria Krasniqin: Kosova zemërmadhe – e artë në Lojërat Olimpike

Prishtinë | 24 Kor 2021 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Kosova ka siguruar medaljen e dytë olimpike, pas Majlinda Kelmendit që kishte fituar të artën në vitin 2016, raporton Gazeta Express.

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të artën.

Ndërsa, pas fitores, Distra ka marrë urime të shumta.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka uruar atë e trajnerin e saj, Driton Kuka për sigurimin e medaljes së artë olimpike.

“Urime Distria Krasniqi! Urime Toni Kuka! Kosova zemërmadhe – e ARTË në Lojërat Olimpike TOKYO 2020”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Distrinë e ka uruar sot edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama e ka qujtur atë luaneshë derisa e ka uruar për fitoren.

Të ngjashme