Haradinaj: Ju jemi borxhli për secilin sukses, për secilin emocion

Prishtinë | 24 Kor 2021 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Distria Krasniqi fitoi Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ai ka thënë se flamuri i Kosovës edhe njëherë u ngrit lartë nga Vajza e Artë.

Postimi i tij i plotë:

Flamuri i Republikës së Kosovës edhe njëherë u ngrit lartë nga Vajza e Artë.

Faleminderit Distria! Faleminderit Driton Kuka!

Ju jemi borxhli për secilin sukses, për secilin emocion.

Të ngjashme