INDEP: Pakoja për rimëkëmbje ekonomike s’u zbatua në tërësi, nevojiten objektiva të matshme

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 11:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur konferencë për medie, ku ka përmbyllur projektin “Barometri i Rimëkëmbjes – për transparencë dhe llogaridhënie”, raporton Ekonomia Online.

Sipas përfaqësuesve të INDEP, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike nuk u zbatua në tërësi, derisa kërkuan nga Qeveria që çdo pako e re të ketë objektiva të matshme.

Dardan Abazi nga INDEP tha se ky projekt do të përmbyllet, derisa shtoi se do të vazhdojnë edhe monitorimin e pakove të ardhshme që do të implimentohen nga Qeveria.

Ai tha se synojnë që të nxjerrin mësime për Qeverinë në implementimin e pakove të tjera, që të jenë më gjithëpërfshirëse dhe të kompletuara.

“Pjesë të këtij projekti kemi pasur publikimin e tre punimeve të ndryshme dhe informimin e qytetarëve për zbatimin e pakos së rimëkëmbjes. Sot e përmbyllim këtë projekt por ne do të vazhdojmë të bëjmë monitorimin e pakove të tjera të ardhshme, por edhe në kuadër të punës së përditshme që INDEP e bënë në ciklin e punës. Ky punim ka synuar të jetë një pasqyrë e të gjitha masave që janë parë në Ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Ne synojmë të nxjerrim edhe mësime për qeverinë në implimentimin e pakove të tjera”.

Abazi tha se duhet të përcaktohen kriteret për të parë nivelin e dëmeve te sektorët që kanë nevojë për dorën e shtetit.

“Për çdo pako duhet të përcaktohen kriteret, se cili është niveli i dëmeve nga pandemia Covid-19 që ai sektor ka nevojë dhe shteti të intervenojë”.

Ndërsa, Kaltrina Rexha nga INDEP e cila kam bërë prezantimin theksoi se tërheqja e 10% të kursimeve është zbatuar në tërësi.

Përderisa masa e ndihmesës për tatim paguesit ka mbetur krejtësisht e pa zbatuar.

Sipas saj, përveç kësaj pa zbatuar ka mbetur edhe mbështetja prej 300 euro për punëtorët që janë larguar nga puna apo pezulluar.

“INDEP gjatë kësaj periudhe ka vazhduar monitorimin e zbatimit të ligjit për rimëkëmbje ekonomike. Në përgjithësi Ligji ka përfshirë 10 masa të cilat pas tyre priten që ekonomia e vendit të ketë një rimëkëmbje ekonomike por jo që ato masa kanë ndikuar në rimëkëmbje ekonomike. Fondi kosovar për garanci kreditore e vazhdon zbatimin e ligjit deri në fund të vitit dhe këto aplikime për kredi të shkon në rritje”.

“Ndërsa Fondi për Kursime Pensionale vetëm se tërheqja e 10% ka përfunduar dhe atëherë kjo masë llogaritet se është zbatuar në tërësi edhe pse jo të gjithë kanë pasur të drejtë, por që mundësia ka qenë për një periudhë pesë mujore”.

“Sa i përket masës së katër që ka paraparë përkrahjen e tatim paguesve, kjo masë ka mbetur krejtësisht e pa zbatuar. Masa që ka paraparë pagesën e punëtorëve për tre muaj nga 300 euro për punëtorët që janë larguar apo pezulluar nga puna, por që kjo ka mbartur e pa zbatuar për shkak se periudha ku është shkruar në ligjin për rimëkëmbje ekonomike nuk përkon me atë se kur është miratuar”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme