INDEP: Qeveria e ardhshme të ndërpresë kontratën për ndërtimin e “Kosovës së Re”

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 13:44 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Botërore të Energjisë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur konferencë për media me temën: Cilat duhet të jenë prioritetet e qeverisë së re në sektorin e energjisë në Kosovë, raporton EkonomiaOnline.

Menaxherja operacioneve e projekteve, njëherësh edhe hulumtuese e lartë në INDEP, Learta Hollaj, ka kërkuar që Qeveria e re që ta ndërpres kontratën për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Sipas saj, Kosova nuk ka nevojë të bëjë investime për energji përmes thëngjillit, por të ketë energji të ripërtërishme si në gjithë botën.

“Qeveria e cila presim të themelohet se çfarë masa duhet të ndërmerren nga udhëheqësit. Kemi tri punime lidhur me sektorin e energjisë në Kosovë. Ajo se çfarë po ndodhë në gjithë botën që të kemi një dezakorbonizim të energjisë, për të arritur edhe objektivat e Marrëveshjes se Parisit. Ajo që ndodhë në gjithë botën nuk e përjashton Kosovën, edhe pse nuk jemi pjesë e marrëveshjes. BE ka marrë obligim që të jetë udhëheqës për të bërë suksesshëm tranzicionin e energjisë. Largimi nga lëndët fosile, në Kosovë kemi prodhimin nga qymyri dhe është më sfiduese.  Masa e parë që duhet të ndërmerr qeveria e re është ndërprerja e termocentralit Kosova e re. Kjo është jokorrekte ndaj qytetarëve. Nuk kejojmë investime në qymyr pasi tranzicionini energjisë po bëhet çdo herë e më mirë duke bërë energji të ripërtërishme”, ka thënë ajo.

 Hollaj tha se në zhvillimin e energjisë prioritet tjetër i Kosovës duhet të jetë mobilizimi i eficencës së energjisë, liberalizimin e tregut si dhe bashkëpunimi rajonal.

“Duhet të mobilizohemi në fazat e eficensës së energjisë. Kanë mundësinë të sigurojnë përmbushjen ne objektivave të sektorit të energjisë. Kemi zhvillime të mira ne eficencën e energjisë të madhe kërkojmë që të ndërmerr hapa të mëtutjeshme. Bashkëpunimin rajonal, i cili ka ngecur për shkak të Serbisë. Burimet e energjisë mund të ndihmojnë të kemi planifikime të energjisë. Liberalizimi i tregut të energjisë, duke ofruar kushte dhe cmime të volitshme. Ne kemi zhvillime që na dëshmojnë nga tregu, investitorët investojnë në energji elektrike nga era dhe tani edhe solare”, tha Hollaj.

Hulumtues i lartë në INDEP, Dardan Abazi, ritheksoi se anulimi i kontratës me Termocentralin Kosova e Re, do të ishte mundësi për zhvillim të energjisë në vend.

“Qeveria e re përballet me një sfidë të parë, e cila është kontrata e termocentealit Kosova e Re. Anulimin e kësaj kontrate është hapja e rrugës së energjisë. Tërheqja nga kjo kontratë do të ishte një ndër gjera tmë të mira që do ti ndodhte zhvillimit të energjisë. Konsiderojmë se koha e termocentraleve të mëdha kanë kaluar, duhet të kemi decentralizim të energjisë, siç janë edhe panelet solare”, tha ai.

Hulumtuesit nga INDEP theksuan se do të hartojnë një listë të prioriteteve dhe do t’i dërgohet qeverisë së ardhshme kur të themelohet.

Lexo më shumë:

Të ngjashme