Jashari: Edhe Burojën po e bëjmë me ujë të pijshëm

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Sot ka filluar projekti i ndërtimit të ujësjellësit në fshatin Burojë, projekt ky i cili është financuar nga Komuna e Skenderajt dhe pritet të përfundojë në vjeshtën e këtij viti.

Për të parë nga afër fillimin e këtij projekti, punimet i vizitoi i pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

“Edhe ne i jemi gëzuar këtij projekti që ka filluar, që fshati Burojë po bëhet me ujë të pijshëm, kështu që urime dhe shpresojmë që me nuk do të keni probleme në këtë aspekt”, tha Kryetari Jashari.

Jashari po ashtu apeloi qytetarët që të jenë bashkëpunues gjatë realizimit të ndërtimit të ujësjellësit, në mënyrë që ky projekt të përfundojë pa pengesa.

“Uroj që të mos këtë probleme në këtë projekt, por të këtë ndihmë dhe bashkëpunim nga ana e banorëve dhe pune kryerësit dhe inxhiniereve që punimet të përfundojnë me kohë”, tha nder të tjera Jashari.

Të ngjashme