Kanosi dy zyrtarë policorë dhe tre inspektorë të AUVK-së, arrestohet i dyshuari në Prizren

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti ka kanosur verbalisht dy zyrtarët policor dhe tre inspektorët e AUVK-së.

“Është shoqëruar në polici i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, ka kanosur verbalisht dy zyrtarët policor dhe tre inspektorët e AUVK-së derisa ishin në inspektimin e lokaleve afariste dhe të gastronomisë”, thuhet në raport.

I dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme