Kelmendi i reagon Kurtit për punën e mjekëve

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj deklaratës së kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, i cili ka thënë se do të ndalojë mjekët për të punuar në sektorin publik dhe privat.

Kelmendi thotë se ky është një manipulim i radhës.

” Ministri Agani ka arritur që me ligjin për shëndetësi ta ndaloj punën e dyfishtë të mjekëve, edhe në sektorin publik edhe privat.Por këtë ligj që ndalon punën e dyfishtë të mjekëve, e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese me iniciativën e disa deputetëve në krye me Shaip Mujën.
Kështu që i nderuar Albin Kurti, për të për ndryshimin e tillë, duhesh me bërë ndryshime kushtetuese. E për të bërë ndryshime kushtetuese të duhen mbi 80 vota, çka koalicioni potencial i juaji me LDK-në i ka rreth 60 deputet, plus deputetët e komuniteteve jo shumicë.Kështu që ju nuk e keni fuqinë për të bërë ndryshime kushtetuese”, ka thënë Kelmendi.

Ky është postimi i plotë:

Albin, ndali manipulimet, nuk je opozitar, je kryeministër në ardhje!
I nderuari kryeministër në ardhje Albin Kurti, deklarimi i juaj lidhur me ndalesën e mjekëve për të punuar në sektorin publik dhe privat është manipulimi i juaj i rradhës .Pse?Në mandatin 2010-2014 kur edhe unë edhe ti kemi qenë deputet, një vendim të tillë e ka realizuar ish-ministri i shëndetësisë Ferid Agani.

Ministri Agani ka arritur që me ligjin për shëndetësi ta ndaloj punën e dyfishtë të mjekëve, edhe në sektorin publik edhe privat.Por këtë ligj që ndalon punën e dyfishtë të mjekëve, e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese me iniciativën e disa deputetëve në krye me Shaip Mujën.
Kështu që i nderuar Albin Kurti, për të për ndryshimin e tillë, duhesh me bërë ndryshime kushtetuese. E për të bërë ndryshime kushtetuese të duhen mbi 80 vota, çka koalicioni potencial i juaji me LDK-në i ka rreth 60 deputet, plus deputetët e komuniteteve jo shumicë.Kështu që ju nuk e keni fuqinë për të bërë ndryshime kushtetuese.


Unë përsonalisht jam viktimë e politikëbërjes së keqe dhe të korruptuar.Unë jam Specialist i Kirurgjisë Maksillofaciale dhe ende jam i pa punë. Para rreth 3 viteve kam përfunduar specializimin dhe ende jam i pa punë.
Por si qytetarë i Kosovës nuk dua që të jem edhe viktimë e manipulimeve politike nga ju si kryeministër potencial.Ju lutem mos manipuloni, mos e mashtroni popullin.Lërini manipulimet dhe deklarimet populliste, nuk jeni opozitar, jeni kryeministër në ardhje

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme