Komuna e Prishtinës publikon hapat që duhet ndjekur për bizneset përfituese të granteve

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar bizneset për kushtet që duhet plotësuar pas fitimit të grantit.

Sipas një njoftimi në Facebook, të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga Covid-19 e kanë obligative të i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të e plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar:

– Letërnjoftimin valid, kopje në të dy anët

– Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit

– Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me numër 81 dhe është 9 shifror)

Dokumentacioni do të dorëzohet në sportelet në katin përdhese të ndërtesës së vjetër të Komunës.

“Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për #covid19, bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar në link në të kundërtën nuk mund ta bëjmë pranimin e dokumenteve. Për pranim do të përkujdeset ekipi i zyrtarëve komunal!​”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme