Konjufca pas fitores së Norës: Kosova rishkruan historinë me shkronja të arta në Lojëra Olimpike

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konfjuca, ka uruar xhudisten Nora Gjakova pasi fitoi medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Konjufca tha se Kosova rishkroi historinë me shkronja të arta në Lojërat Olimpike.

“Vajzat e trajnerit Toni Kuka, më të merituarit për këto të arritura historike, përsërisin suksesin e Majlinda Kelmendit e cila mbetet Mbretëreshë në fronin botëror të xhudos – inspirim për brezat e ardhshëm dhe simbol i sportit të Kosovës dhe madhështisë mbarëkombëtare”, u shpreh Konjufca.

Të ngjashme