Kryetari i PDK-së uron myftiun Tërnava për festën e Kurban Bajramit

Prishtinë | 20 Kor 2021 | 09:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi,  i shoqëruar nga kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, për nder të Festës së Kurban Bajramit, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi uroj të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, duke uruar paqe e begati, me këtë rast tha se është kënaqësi për ta që sot janë të bashkuar pas vështirësive me pandeminë.

“Pata kënaqësinë që sot të vij në Bashkësinë Islame duke i uruar paqe e begati. Pas një periudhe jo të lehtë nga pandemia patëm mundësi që sot të jemi këtu bashkë. Andaj shfrytëzoj rastin që të i uroj të gjithëve këtë festë me dëshirat më të mira për ta dhe familjarët duke shpresuar që tash në këto festa të jemi gjithë së bashku”, tha Krasniqi.

Myftiu Tërnava,  gjatë ditës uroi besimtarët myslimanë për këtë festë dhe ftoi qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat kundër Coronavirusit, pasi siç u shpreh, “virusi është ende në mesin tonë”.

Të ngjashme