Kurti u shpreh ngushëllime familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani

Prishtinë | 22 Kor 2021 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në emrin të Qeverisë dhe në emrin e tij, u ka dërguar telegrame ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani, Vanessa Koxha dhe Shaban Delija.

Në letrat e ngushëllimit, kreu i Qeverisë së Kosovës u ka shprehur atyre ngushëllime për humbjen e familjarëve në fatkeqësinë natyrore që ka goditur Gjermaninë në ditët e fundit.

“Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këto ditë zie e pikëllimi”, ka shkruar kryeministri Kurti në letrat e ngushëllimit.

Të ngjashme