Lekaj: 298 milionë euro janë ndarë për projekte në Komunat e Kosovës

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar buxhetin për vitin 2019.

Autostrada e Dukagjinit, ajo e Gjilanit, segmenti Kijevë – Zahaq dhe një mori projektesh madhore infrastrukturore për Kosovën do të jenë pjesë e këtij buxheti, ka thënë ministri i Insfrastrukturës, Pal Lekaj.

“298 milionë është buxheti i Ministrisë së Infrastrulturës dhe Transportit, me të cilin kemi paraparë projekte për secilën komunë të Kosovës”.

“Me buxhetin më të madh dhe të planifikuar si duhet për nevojat e qytetarëve, që Kosova ka pas ndonjëherë, Qeveria Haradinaj po e shtyn përpara zhvillimin ekonomik të vendit. I gëzofshi projektet në ardhje”, ka shkruar Lekaj në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme