Limaj uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 10:11 | Nga

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Limaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” poashtu ka falënderuar mësimdhënësit për kontributin e tyre në funksion të një të ardhme më të ndritur, siç ka thënë ai.

“I uroj të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për fillimin e vitit të ri shkollor, po ashtu urim të veçantë për të gjithë nxënësit e klasave të para të cilët nga kjo ditë fillojnë një etapë të re të jetës së tyre, për çka ju uroj suksese. Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit, për përkushtimin dhe angazhimin, në funksion të një të ardhme më të ndritur. Uroj që ky vit shkollor të sjellë ndryshimet e dëshiruara në ngritje të standardit dhe cilësisë”, ka shkruar Limaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme