Lumi në fshatin e Gjilanit mbushet me gjak, banori: Nga thertorja po i hudhin mbetjet

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Një banor i fshatit Malishevë të komunës së Gjilanit ka dërguar pamje të lumit të fshatit i cili ka marrë ngjyrën e kuqe. I njëjti pretendon se një thertore po i hedh mbetjet në lumë.

Lidhur me rastin, shefja e kabinetit të kryetarit të Gjilanit Arbenita Sopi, tha për Gazetën Express se inspekcioni ka dal në vendin e ngjarjes dhe raste të kësaj natyre ka pasur gjatë ditës së djeshme edhe në lokacione tjera në komunën e Gjilanit.

“Është e njoftuar për rastin drejtoresha e Inspekcionit dhe e ka dërgu një ekip në vendin e ngjarjes”, tha Sopi për Gazetën Express.

Sipas banorit, fotografitë janë realizuar mëngjesin e sotëm.

Më poshtë shihni pamjet:

Të ngjashme