Lutfi Haziri kundër grevës: Humbja e mësimit është humbje e madhe për nxënësit

Gjilan | 17 Jan 2019 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka vizituar grevistët në shkollën fillore “Sadulla Brestovci” dhe edukatoret e çerdhes “Ardhmëria II”.

Kryetari Haziri me këtë rast ka kërkuar ndërprerjen e grevës dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar nga Qeveria përmbushjen e të gjitha kërkesave të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, transmeton Klan Kosova.

“Kërkesat e grevistëve janë të drejta, por humbja e mësimit është humbje e madhe për nxënësit. Prandaj, kërkoj nga SBASHK-u që ta ndërpresë grevën dhe nxënësit t’i kthehen procesit të rregullt mësimor”

“Por, kërkesa ime drejtuar Qeverisë është që t’i përmbush të gjitha kërkesat e Sindikatës”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme