Masakra ndaj familjes Berisha – Haradinaj: Ta kujtojmë për brezat e rinj se liria ka çmim

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 10:38 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 22 vjetorin e masakrës së familjes Berisha është kërkuar presion ndaj Serbisë për zbardhjen e fatit të zhdukurve edhe të 20 anëtarëve të kësaj familje, raporton Ekonomia Online.

Në kujtim e kësaj masakre që kishte ndodhur më 26 mars të vitit 1999, ku ishin masakruar 49 anëtarë të kësaj familje, u tha se kjo ngjarje dhe të tjera si kjo duhet mbajtur gjallë për t’i kujtuar brezave të rinjë çmimin e shtrenjtë që e ka liria.

Njëri nga përfaqësuesit e familjes Berisha, Halit Berisha tha se më 26 mars të vitit 1999 është bërë krimi më i madh ndaj një familje nga regjimi serb.

Ai tha se në këtë masakër janë vrarë 49 anëtarë të kësaj familje përfshirë edhe fëmijë, ndërsa mungojnë  trupat e 20 anëtarëve ku 10 prej tyre janë fëmijë.

“Më 26 mars të vitit 1999 është bërë krimi i më i madh i një familje me një mbiemër të gjithë civilë të cilët kanë qenë viktima të krimit serb. Prej 49 të vrarëve janë 19 fëmijë të cilën kanë qenë nën moshën 18 vjeçare. Nga 49 të vrarë neve na mungojnë trupat edhe të 20 familjarëve ku nga ta 10 janë fëmijë. Serbia nuk përgjigjet se ku i ka qu. Shpresojmë se vetëm Zoti dhe Amerika mundet me na ndihmuar mi hap dosjet e policisë serbe, për të treguar se ku i kanë fshehur trupat”, tha ai.

I pranishëm në homazhet tek kompleksi memorial ishte edhe kreu i AAK-së, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai tha se këto ditë janë ditë dhimbje ku do në Kosovë, ndërsa dha se duhet kujtuar e mbajtur gjallë për t’i treguar brezit të ri sakrificën për liri.

“Kjo dhimbje jeton jo vetëm tek familjarët, janë ditë të dhimbjes këto ditë. Këtë dhimbje do ta mbajmë të gjallë dhe ta kujtojmë për brezat e rinj që ta kuptojnë se liria ka çmim”, tha Haradinaj, raporton EO.

Ndërsa kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, kërkoi që të zbardhet fati i personave të zhdukur nga kjo masakër.

“Kërkojmë nga drejtësia ndërkombëtare që së paku t’i kthejë trupat e fëmijëve tonë. Kërkojmë drejtës”, tha ai.

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, i cili ka ndërtuar kompleksin memorial tha se e këtë gjë e ka ndier për obligim për nderuar gjakun e të rëndëve.

“E ndiejmë obligim për të nderuar gjakun e familjarëve që janë varë, por edhe për ata të gjallët për të bërë më dije se sa i lartë ka qenë çmimi i lirisë”, tha Muharremaj.

Të ngjashme