Masat për të vaksinuarit mund të lirohen pas 26 shtatorit, kërkohen më shumë qendra të vaksinimit

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 15:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), ka kërkuar nga institucionet shëndetësorë që të ketë lehtësim të masave për personat që janë të vaksinuar kundër Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi në një prononcim për Ekonomia Online thotë se pas kërkesës për lehtësim të masave për personat që janë të vaksinuar, Ibrahimi thotë se kjo çështje ka mbetur e hapur që të diskutohet edhe një herë nga pas 26 shtatorit.

“Në takimet koordinuese që AKK e ka me nivelin qendror, sot u organizua takimi i radhës dhe në takim ishin prezent kryetarët e komunave, drejtorët komunal të shëndetësisë nga komunat përkatëse si dhe ministri Vitia”.

“Ministri Vitia dha një pasqyrë të shkurtër sa i përket gjendjes me pandeminë Covid-19, u theksua se trendi i numrit të të infektuarve është në rënie e sipër, mirëpo është shqetësuese numri i vdekjeve dhe u dha rekomandimi me masa të njëjta dhe të pezullohet procesi mësimor deri me 26 shtator, për të gjitha institucionet parauniversitare”.

Ibrahimi ka folur edhe për vendimet që janë marr që procesi mësimor të shtyhet deri më 26 shtator, derisa ka treguar se numri i të infektuarve ka rënë ditëve të fundit, por që shqetësues mbetet numri i lartë i vdekjeve.

“Si ndryshim në këtë masa është se deri më tani ka qenë e lejuar të grumbullohen për trajnime deri në 30 persona në ambient të mbyllur, kurse në ambient të mbyllur nga vendimi i ardhshëm do të jenë vetëm 20 persona”.

“Ne kemi ngritur disa kërkesa që na kanë ardhur nga komunat siç është lehtësimi i masave për personat që janë të vaksinuar dhe me këtë ministri na ka lënë të hapur që të diskutojmë për situatën pas 26 shtatorit ku do të merren masat e reja”.

Sipas tij, kërkesë tjetër e kryetarëve të komunave ka qenë edhe hapja e më shumë qendrave të vaksinimit, raporton EO.

“Vlerësuan lartë interesimin e qytetarëve për t’u vaksinuar dhe është mirë që kemi doza të reja të vaksinave, dhe përsëri u shtrua kërkesa nga kryetarët e komunave që të hapen më shumë qendra të vaksinimit”.

Masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator;

– Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra;

– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial;

– Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme;

– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani;

– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator;

– Ndryshe masat tjera vazhdojnë siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme