Mediumi kroat: 26 të mbijetuarit që shpëtuan nga aksidenti tragjik nisen drejt Kosovës në orën 16:30

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

26 udhëtarët që i shpëtuan aksidentit të së dielës që ndodhi në Slovanski Brod të Kroacisë, ku mbeten të vdekur 10 të vdekur do të kthehen sonte në Kosovë.

15 nga mbi 40 të lënduarit e aksidentit të së dielës janë ende në trajtim.

Njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë.

Siç raporton gazeta kroate Index.hr nisja e tyre drejt Kosovës do të bëhet në ora 16:30, përcjell Klan Kosova.

Kjo u bë e ditur nga një deklaratë e Qarkut Brod Posavina.

“Sot në 16:30, në marrëveshje me ambasadën, do të organizohet transporti me autobus për të gjitha viktimat e gatshme për transport, të cilët do të dërgohen në Osijek, ku po i pret një aeroplani që do të niset për në Prishtinë”.

Dy ambulanca janë siguruar po ashtu për ta bërë transportin e disa të lënduarve në Zagreb.

Më 25 korrik në Slavonski Brod të Kroacisë u aksidentua një autobus me targa të Kosovës që vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë.

Të ngjashme