Memli Krasniqi për fitoren e Distrias: Çfarë emocionesh, çfarë gëzimi e krenarie!

Prishtinë | 24 Kor 2021 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u shpreh krenar me fitoren e xhudistes Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.

Postimi i plotë:

Çfarë emocionesh, çfarë gëzimi e krenarie! Urime Medaljen e Artë Olimpike Distria! Urime Kosovë e dashur!

Një ngjitje e jashtëzakonshme drejt së artës olimpike. E mbaj mend Distrian si një 16 vjeçare që me shumë pasion e punë synonte të bëhej më e mira në xhudo – jo vetëm për shkëlqimin e saj, por edhe të Kosovës. Dhe ajo sot e arriti këtë!

Të lumtë Distria! Falemnderit për këto emocione, falemnderit për medaljen e dytë të artë olimpike për vendin tonë. Falemnderit mjeshtrit të papësëritshëm Toni Kuka.

Të ngjashme