Ministri Aliu konfirmon se kanë kontratë me kompaninë ndaj të cilës u vendosën sanksione nga ShBA

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 12:48 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania serbe RAD ndaj së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione, ka kontratë valide me Ministrinë e Infrastrukturës për mirëmbajtjen e rrugëve në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

Ministri Liburn Aliu ka thënë se në kohën kur i është dhënë tenderi, kompania nuk ka qenë pjesë e listës së kompanive të papërgjegjshme.

 “Jemi duke u marrë me këtë çështje. Kjo kompani nuk ka qenë në listë të zezë. Nuk ka qenë e mundur që të mos i jepen tenderë sepse nuk ka qenë më listën e kompanive të papërgjegjshme”, deklaroi Aliu, në një konferencë për medie.

Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në të gjithë Evropën dhe Hemisferën Perëndimore, duke synuar zyrtarët e El Salvadorit lidhur me negociatat e supozuara me bandën MS-13 dhe një grup të krimit të organizuar me bazë në Kosovën veriore, transmeton EkonomiaOnline.

Gjithashtu në listën e zezë ishin lideri i bandës kosovare Zvonko Veselinoviç dhe vëllai i tij, të cilët Thesari i akuzoi se kishin marrëveshje me politikanët për të ndihmuar partinë e tyre të fitonte zgjedhjet dhe të kontribuonte me para për kandidatët.

“Në këmbim, politikanët do t’u jepnin vëllezërve kontratat më të mira të infrastrukturës, do të ofronin informacion të pronarit të biznesit për të mbështetur investimet e tyre dhe do t’u jepnin atyre kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre”, tha Thesari.

Në listën e zezë ishin edhe disa anëtarë të tjerë të organizatës dhe subjekte të lidhura me ta, si dhe disa bashkëpunëtorë të Veselinoviçit.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme