Ministri kroat Radman telefonon ministren Gërvalla për ta informuar për aksidentin tragjik

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Ministri i jashtëm i Kroacisë, Gordan Grilç Radman ka informuar ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla lidhur me aksidentin tragjik të linjës Frnakfurt-Prishtinë, që ndodhi sot në Kroaci, ku dyshohet për 10 persona të vdekur.

“Bisedova me ministren Donika Gërvalla dhe i shpreha ngushëllimet e mia për njerëzit nga Kosova dhe familjarët e viktimave të aksidentit tragjik të autobusit që ndodhi këtë mëngjes në Kroaci, si dhe shpresën për një shërim të shpejtë të të plagosurve”, ka shkruar Radman.

“Ne jemi duke ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme për të gjithë të lënduarit”, ka shkruar ministri kroat.

Të ngjashme