Ministri kroat tregon se kur pritet të bëhet kthimi i trupave të të vdekurve nga aksidenti

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Ministri kroat u pyet nga një gazetar se kur pritet të kthehen trupat e të vrarëve në aksident për në Kosovë. Ai tha se kjo varet nga procedurat zyrtare që duhet të kryhen në Kroaci.

Kjo gjë u konfirmua edhe nga Prefekti Marushiq, sipas të cilit deri më tani është kryer autopsia dhe identifikimi i pesë trupave të të vdekurve nga aksidenti, shkruan Index.her.

Agjencia Kroate e Lajmeve (HINA) zbulon se disa opsione transporti janë duke u konsideruar për transportin e të mbijetuarve nga aksidenti, dhe njëra prej tyre është një fluturim i jashtëzakonshëm nga Kroacia në Kosovë.

Gjatë ditës, Prefekti i Qarkut Brod-Posavina Marušić do të vizitojë edhe një herë pasagjerët që kaluan pa lëndime në këtë aksident, dhe të cilët u kujdesën përkohësisht nga qarku. Me atë rast, prefekti do të shpërndajë dhurata të veçanta për të lehtësuar qëndrimin e të plagosurve në Slavonski Brod.

Të ngjashme