Ministri Sveçla falënderon Kroacinë: Numri i viktimave do të ishte më i lartë po të vonohej ndihma mjekësore

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 00:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se 21 të mbijetuar nga aksidenti në Kroaci janë kthyer në Kosovë, ku për transportimin e tyre është kujdesur shteti kroat. Tutje ai vlerësoi autoritete kroate për ndihmën e dhënë për të lënduarit, raporton Ekonomia Online.

Sveçla, ka njoftuar se 10 trupat e të vdekurve në aksident kanë nisur të vijnë në Kosovë dhe në mëngjesin e së mërkurës do të mbërrijnë.

“Ka qenë momente të rëndë për secilin prej tyre, momente të rënda edhe ata të cilët kanë ofruar ndihmën që në momentet e para. Angazhimi i palës kroate ka qenë që nga kryeministri dhe ministri i linjës. Numri i viktimave do të ishte më i lartë prandaj ne në vazhdimësi i kemi shprehur falënderimin tonë, por besoj këtë falënderim ata e kanë prej gjithë shoqërisë. Trupat e tyre janë rrugës duke ardhur në Kosovë dhe ne besojmë se herët në mëngjes do të arrijnë këtu dhe pastaj duke i mbështetur gjitha familjet”.

Sveçla tha se janë duke parë të gjitha mundësitë që shoferi të gjykohet në  Kosovë pavarësisht që nuk ka marrëveshje të ekstradimit me shtetin e Kroacisë,

Lexo më shumë:

Të ngjashme