Ministrja Hoxha merr përkrahje nga ambasadorja Daviet

Prishtinë | 27 Kor 2016 | 18:47 | Nga

Ministrja e Drejtësisë (MD), Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Davietin.

Ambasadorja Daviet e ka uruar ministren Hoxha për detyrën e re dhe ka shfaqur përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm. Ajo ka shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin e përbashkët në fushën e sundimit të ligjit. Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, e ka falënderuar ambasadoren Daviet për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e Francës në Kosovë, veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë.

Ajo ka theksuar se vlerat universale të të drejtave të njeriut, liria e shprehjes, liria e medies, liria e besimit fetar janë vlera që bashkojnë shtetin e Kosovës me shtetin mik të Francës. Po ashtu, gjatë takimit, ministrja Hoxha ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të viktimave në sulmin e fundit të ndodhur në Francë.

Hoxha takon dhe përfaqësuesin e UNDP-së

dhurata (2)Displaying IMG_6076.jpgDisplaying IMG_6076.jpgMinistrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, po sot priti në takim përfaqësuesin e UNDP-së për Kosovë, Andrew Russell.

Siopas një njoftimi të MD-së, Russell me këtë rast përgëzoi Ministren Hoxha për marrjen e detyrës së re dhe ofroi përkrahjen e plotë të UNDP-së në përmbushjen e detyrave të Ministrisë dhe inkurajoi Ministren në realizimin e detyrave të saj institucionale.

Nga ana e saj, Hoxha potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj në përmirësimin e gjendjes në drejtësisë, duke theksuar nevojën për reforma dhe strategji efektive në drejtim të sundimin e rendit dhe ligjit. Po ashtu, ajo vuri në dukje rëndësinë e transparencës në funksion të efikasitetit, rritjen e përgjegjshmërisë në drejtësi dhe luftimin e dukurive negative.

Ministrja Hoxha mirëpret vazhdimin e bashkëpunimi me UNDP-në në ngritjen e cilësisë së kapaciteteve në drejtësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme