MSh-ja nënshkruan marrëveshje me një agjenci japoneze, përfiton grant prej 1.3 milion euro

Prishtinë | 27 Kor 2021 | 14:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ministrinë e Shëndetësisë është nënshkruar Memorandumi i mirëkuptimit për projektin e zhvillimit të kapaciteteve në institucionet spitalore të Republikës së Kosovës që do të financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim (JICA), raporton Ekonomia Online.

Sipas marrëveshjes ShSKUK do të jetë përfitues i grantit të ICA në vlerë prej 1.3 milion euro për të siguruar shtretër spitalor për spitale të përgjithshme dhe klinika të QKUK-së.

Marrëveshja është nënshkruar nga Sekretari i përgjithshëm i MSh-së, Naim Bardiqi dhe udhëheqësi i zyrës për Ballkan JICA, Jiro Takechi.

Sekretari i përgjithshëm i MSh-së, Bardiqi shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Japonisë për sektorin shëndetësor dhe se pajisjet që sigurohen përmes grantit do të ngrisin cilësinë e shërbimeve spitalore dhe lehtësojnë punën e personelit shëndetësor.

“Ndihmën që keni ofruar për Kosovën dhe gjatë pandemisë është përkrahje e madhe në sektorin e shëndetësisë dhe e çmojmë lartë dhe është vlerë shumë e madhe nga ju. E kemi QKUK dhe spitale regjionale dhe e çmoj shumë lartë vendimin tuaj”.

Udhëheqësi i zyrës për Ballkan JICA, Takechi shprehu  ngushëllime për tragjedinë në Kroaci.

“Ministri i shëndetësisë  është atje për tu kujdes për të lënduarit dhe ata do tu kthehen familjarëve të tyre dhe shpresojmë të shërohen pasagjer. Ky projekt është në ngritje e kapaciteteve. Qëllimi është të pajiset për QKUK dhe spitale regjionale sigurimi i shtretërve dhe dëshiroj të krijojmë njohuri të reja në lidhje me Covid -19. Besoj që ky projekt do të kontribuojë në zhvillim ekonomik të vendit”.

Të ngjashme