Muharremaj takohet me mërgimtarët: Ata me mendje dhe zemër janë me ne

Prishtinë | 19 Kor 2021 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, është takuar me mërgimtarët e kësaj komune.

Muharremaj u ka dhuruar simbolin e komunës si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për këtë qytet.

Postimi i plotë:

I takova shumë prej tyre, që punojnë në profesione të ndryshme dhe jetojnë në Austri, Gjermani, Amerikë Zvicërr, dhe u dhurova simbolin tonë të Komunës së Suharekës, për kontributin e secilit për vendin në forma të ndryshme.

Mërgimtarët tanë me mendje dhe zemër janë me ne. Nderimi dhe respekti u takon gjithmonë. 🙏

Bali Muharremaj

Të ngjashme