Mukwege: Serbia ka përdorur përdhunimin si teknikë për të bërë spastrim etnik në Kosovë

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 12:54 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) me rastin e 20-vjetorit të themelimit, ka organizuar panel me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftërave në vendet të ndryshme të botës.

Në këtë ngjarje u rrëfehen të mbijetuarat e dhunës seksuale nga Kosova, Iraku dhe Sudani Jugor.

Aty  ishte i pranishëm edhe laureati i Çmimit Nobel për Paqe 2018, Dr. Denis Mukwege, i cili tha se është i mahnitur me vullnetin e drejtueses së QKRMT-së, Feride Rushiti për t’u dalë në ndihmë viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Ai tha se puna e saj është frymëzim për të gjitha vendet tjera.

“Jam mahnitur nga Rushiti dhe nga vullneti i saj për ti ndihmuar viktimat e torturës seksuale dhe është në mesin e personave që i jep shpresë grave dhe femrave qe kanë humbur shpresën për shkak barbarizmit që iu është bërë. Po ashtu përpjekjet e tuaja për avokim kanë ndikuar për njohjen e statusit të tyre dhe ligji 2014 mundëson dhënien e reparacion .Dhe ky është një frymëzim për të gjitha shtetet e tjera.

Mukwege tha se Serbia ka përdorur përdhunimin si teknikë për të bërë spastrim etnik në Kosovë, teksa tha se është detyrë e mbarë shoqërisë t’u dilet në ndihmë kësaj kategorie.

“Ne si komitet njerëzor e kemi obligim t’i mbrojmë fëmijët, gratë, personat në nevojë gjatë konflikteve dhe t’i japim reparacione. Kudo qe shkojmë do të gjejmë pasojat e njëjta, por në Kosovë përdhunimi është përdor si teknik e spastrimit etnik ose duke e obliguar popullatën të ikin prej vendit  të tyre. Në Siri bëhet shitja e grave  dhe është turp i njerëzimit tonë. Përdhunimi i luftë nuk duhet të ngatërrohet me një akt seksual pa pëlqim dhe poshtërues .Përdhunimi është t’i mohohet karakteri njerëzor dhe synon shkatërrimin e gruas. Përgjegjësia jonë e përbashkët ka për qëllim ti përgjigjet me humanitet kësaj të keqe. Roli jonë është që t’i përkrahim t’i udhëzojmë dhe të kemi një qasje në nevojat e tyre. Gratë të cilat kanë vuajtur mund të bëhen lidere të komunitetit”, tha ai.

Esthe Diegemans, drejtoreshë në fondacionin  e Dr Denis Mukëege, tha se Kosova është vendi i parë që ka krijuar një mekanizëm për t’i kompensuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Jam shumë e nderuar që jam këtu. Ky fond është krijuar  për të ndihmuar dhe kompensuar për ti ofruar të gjitha viktimave  të dhunës seksuale. Kosova është vend i parë në votë që ka krijuar një mekanizëm të duhur për ti kompensuar viktimat. Për dhunën seksuale nuk është fol shumë dhe kjo tashmë ka nisur të ndryshojë shumë. Llojet e dhunë seksuale e cila përdor si mjet i luftë është e tmerrshme. Kohëve të fundit edhe në Siri është xhirimi me celular, tha ajo.

Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuar e luftës seksuale gjatë luftës në Kosovë, tha se duhet të punohet më shumë me fëmijët sepse ata vuajnë nga traumat e të mbijetuarave.

“Nuk është lehtë kur flas për përjetimit tim e sidomos në Kosovë. Jeta ime ka ndryshuar në mënyrë dramatike dhe nuk jam Vasfija që kamë qenë më parë.  Sepse unë jam rrit në një familje mjaft të madhe. Në familjen time ajo që më ka ndodh mua asnjëherë nuk me ka bërë fajtorë. Por prindërit dhe vëllezërit u ndjenin fajtorë që nuk mund të më mbronin mua. Dikush me fajëson dhe më gjykon dhe një gjë e tillë duhet të ndryshojë shumë në Kosovë. Ajo çka na duhet në Kosovë është që të punojmë me fëmijët tanë sepse ata vuajnë nga traumat tona”, tha ajo.

Dalal Ali Khairo e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Irak, rrëfeuy për ngjarjen që  kishte ndodhur në vitin 2014.

Ajo fajëson ISIS-in për krejt tmerri nqë përjetoi, ndërsa kërkoi që përdhunuesit t’i nënshtrohen drejtësisë.

“Përdhunuesit duhet t’i nënshtrohen drejtësisë. Unë jam mbijetuese dhe nuk di për fatin e familjes time. Është nder që jam para jush që të tregoj vuajtjet e mija për familjarët e mi. Në vitin 2014 ISIS-i erdhi në fshatin tonë dhe na thanë qe nuk do të ju bëjmë gjë dhe nuk do ju vrasim. Arsyeja pse nuk na bënë gjë ishin fqinjët tanë sepse ata na tradhtuan. Pas orës 3 pasdite tha nëse nuk arratiseni tha ne do të ju vrasim të gjithëve. Disa prej ne ikëm me vetura dhe disa në këmbë. Ata i vranë të gjithë burrat ndërsa mu dhe gra”, tha ajo.

Mert Ayang e mbijetuara nga Suadani Jugor dha një mesazh për të gjithë të mbijetuarave e dhunës së seksuale.

“Unë kam përjetuar dhunën seksuale në moshën 7 vjeçare, por isha e shtyrë nga zemërimi dhe duke i parë të mbijetuarit e tjerë nga vendet e tjera. Dëshira ishte e thellë është që unë të shërohem dhe është një rrugë e gjatë për ta trajtuar këtë rrugë të shërimit. Të bëhemi së bashku me të tjerët është më e mira. Mesazhi im për të gjithë të mbijetuarit në gjithë botën është se nuk jeni të vetmuar në këtë luftë. Institucionet në Kosovë kanë nevojë edhe për mbështetje dhe të jenë më të fuqishme”, tha ajo.

Drejtoresha e QKRMT-së Feride Rushiti tha se të mbijetuarat e dhunës shpesh herë janë gjetur të vetmuara dhe të paragjykuara, teksa tregoi për rëndësiën e kësja konference.

“Kjo konferencë ka karakter ndërkombëtar ku kemi të ftuar edhe një të mbijetuar nga Sudani Jugor. Vasfija përmes rrëfimi arriti që ta përçon mesazhin dhe ta mobilizojë shoqërinë. Është nder të jem udhëheqëse e kësaj konferencë ndërkombëtare. Kjo konferencë do të rrisë partneritetin tonë ndërkombëtar dhe dhuna ka qenë më pak e trajtuar dhe norma e patriarkatit ka dëmtuar rrëfimin. Në rrethana të tilla të mbijetuara janë gjetur të vetmuara dhe të lënë anash nga shoqëria. Shumica e viktimave kanë qenë gra  dhe vajza dhe bilanci nuk dihet por thuhet se janë 20 mijë. Gratë dhe vajzat kanë qenë shënjestër e dhunës por shpesh janë edhe viktima të paragjykimeve”, tha ajo.

Të ngjashme