Musliu: A tha Kurti ndonjë fjalë për masakrën e Izbicës

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Dje është shënuar 22-vjetori i masakrës së Izbicës, njëra prej masakrave që la të vrarë shumë civilë shqiptarë e ndër ta edhe një bebe gjashtë muajsh.

Gjatë ditës së djeshme në nderim të viktimave janë bërë homazhe, ndërsa sot deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, pyet nëse kryeministri Kurti ka thënë ndonjë fjalë për këtë masakër.

“A mundet mem tregu dikush a foli ndonjë fjalë për masakrën e Izbicës Kryeministri i Republikës?”, shkruan Musliu në Facebook.

Ndryshe, në ditën kur u votua Qeveria Kurti, deputetja Musliu u kritikua për fjalimin e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme