Ndërmarrësia e gjelbër, kërkohet të krijohet mentalitet i ri e ruajtje e konkurrueshmërisë

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 10:59 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji “Globus” dhe Qendra e Inovacionit e Kosovës (ICK), në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë 2019, ka mbajtur tryezë me temën “Ndërmarrësia e gjelbër: Të ndërtosh ekonomi të gjelbër”, raporton Ekonomia Online.

Profesori i UP-së, Besnik Krasniqi, tha se duhet t’i kushtohet rëndësi e veçantë mbrojtjes së ambientit.

Krasniqi tha kalimi në ekonomi të gjelbër kërkon një mentalitet të ri dhe sipas tij duhet të ruhet konkurruesshmëria.

“Një temë mjaft interesante dhe është top prioritet në Evropë. Do të diskutojmë për një temë si ekonomia e gjelbër duke i kushtuar një kujdes resurseve dhe mjedisit si dhe qëndrimit të vazhdueshëm të ekonomisë. Kalimi në ekonomi të gjelbër kërkon një mentalitet të ri dhe duhet të ruajmë konkurrueshmërinë dhe t’i kushtojmë një rëndësi të madhe në ruajtjen e mjedisit”.

“Mbajtja e konkurrueshmërisë në sektorin privat si dhe mbajtja e resurseve është e rëndësishme. Ekonomia e gjelbër në vendet e ndryshme lidhet me varfërinë. Sektori privat luan një rol të rëndësishëm”.

Drejtori i Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK), Uranik Begu, u bëri thirrje të gjitha shoqatave dhe bankave që të punojnë me të rinjtë në mënyrë që t’i shpalosin idetë e tyre.

“Kosova për vitin e 7-të me radhë e shënon këtë javë dhe të gjitha këto organizata janë mbledhur bashkë për zhvillimin e ekonomisë në vend. Tema që sot po diskutojmë është e vetmja për të rritur vetëdijen e qytetarëve. Sivjet kemi 88 aktivitete në Kosovë. Ne si Kosovë na ka zënë me një situatë pak ma ndryshe sepse të gjitha rekomandimet duhet t’i përcjellën qeverisë. Ndërmarrësia po zhvillohet në vend. Ndërmarrësinë e shohim si diçka që zhvillohet krahas zhvillimeve globale dhe i ftojë të gjithë shoqatat, bankat që të punojnë me të rinjtë. Sektori privat është në hall, është në mungesë të ideve për të zhvilluar diçka të re”.

Drejtori ekzekutiv i organizatës së Kllasterit të Industrisë së Metaleve dhe Energjisë së Ripërtërishme të Kosovës ( KIMERK), Astrit Rexhaj, tha se është kundër ndërtimit të termocentraleve të reja ngase sipas tij sistemet e ripërtërishme nuk mund të jenë të qëndrueshme.

Ai pati edhe një ankesë për mosfurnizimin me energji elektrike pasi sic tha po u shkakton shumë dëme biznesve.

“Kosova ka sfida të mëdha dhe kur jemi të aspekti i energjisë dhe mjedisit që disa vite jemi në top listat si vendi më i ndotur në planet. Andaj nevoja që të kalojmë te opsione më të pastra është e domosdoshme. Edhe pse kjo është temë e re për neve ne duhet të vrapojmë në mënyrë që të jemi në hap me shtetet e tjera dhe na duhet një bashkëpunim i madh mes sektorit privat dhe atij qeveritar. Sektori qeveritar vazhdon tutje duke u thirr që të ndërtoj termocentrale të reja, por për neve nuk është ide e mirë aspak sepse sistemet e ripërtërishme nuk mund të jenë të qëndrueshme. Energjia elektrike në Kosovë ju shkakton dëme bizneseve”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme