Qasja në financa, pengesë kryesore për krijimin e bizneseve të reja

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 19:11 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Inovative e Kosovës (ICK) ka organizuar konferencën “Start-up Europe Week”, e cila po ndodh për herë të parë në Kosovë në kuadër të Javës Evropiane të Bizneseve të Reja.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se është krenare me bizneset dhe idetë të cilat janë krijuar.

Ajo tha se qasja në financa mbetet sfida kryesore për krijimin e bizneseve të reja, por shpreson se institucionet do të ndihmojnë që idetë e “Start Up”-ëve të rinj të realizohen në mënyrën sa më të mirë të mundshme.

“E pamë që një prej pengesave kryesore për ‘Start Up’-et është qasja në financa. Kemi bisedua edhe në takimet që kemi pasur me Michael Gold, kjo është një sfidë edhe në Evropë edhe në Amerikë dhe gjithkund tjetër, për shkak se ju e dini që bizneset ato të cilat janë të suksesshme për të investuar në një ‘Start Up’ masin rrezikun dhe rreziku për të investuar në Start up është gjithmonë i madh.”

Drejtori ekzekutiv i ICK-së në Kosovë, Uranik Begu, tha se është hera e parë që Kosova bënë aktivitete me “Start Up Europe”. Sipas tij, për shkak të synimeve të vendit për integrime evropiane një aktivitet i tillë ka qenë i mirëseardhur .

“Vlerësoj që ka shumë dije dhe talent në Kosovë dhe rajon, talent i cili shpeshherë nuk vërehet nga shtetet e mëdha dhe besoj që sa më shumë që të punojmë dhe të organizojmë aktivitete të tilla, i japim mundësi jo vetëm vetes tonë por edhe shteteve të Bashkimit Evropian, në këtë rast për të na identifikuar si partner potencial në krijimin e kompanive të suksesshme”, tha ai.

Shefi i seksionit për integrim politik , ekonomik dhe evropian nga zyra e BE-së në Kosovë, Tomas Gnocchi, tha se është falënderues ndaj një organizimi të tillë i cili po ndodhë për herë të parë në Kosovë në kuadër të javës Evropiane të bizneseve të reja.

“Qendra Evropiane në Kosovë vlerëson se është hap i madh që që të bëhet vetëdijesimi në Kosovë për mundësitë që mund të sjell ky rajon. Java e bizneseve në Evropë është lansuar këtë javë në Evropë dhe mund të shihni nga materiali se janë mbi dyzet vende, prandaj kemi kënaqësinë që më në fund kjo po ndodh edhe në Kosovë. Shpresoj që kjo do të jetë vetëm një pjesë e asaj që komisioni evropian mund të ofroj si mbështetje për të promovuar edhe më tej bizneset fillestare”, tha ai.

Të ngjashme